U bë nënë për herë të parë, emri i veçantë i djalit të Afërdita Dreshaj

Modelja Afërdita Dreshaj tashmë është nënë e një djali. Ajo solli në jetë ditën e djeshme një djalë, fryt i dashurisë  nga martesa me bashkëshortin çek. Ndërkohë dhe emri i vogëlushit është bërë publik.

Sky Blue Kindl, një emër shumë i veçantë, që nga përkthimi në shqip ka domethënien “qiell blu”.

Emra të ngjashëm kanë filluar të bëhen trend mes personazheve të njohur shqiptarë. Poem Blue është emri i vajzës së Ledri Vulës, ndërsa Bota emri i vajzës së Gjikos dhe Elita Rudit.

Shtuar 18.03.2021 09:03