Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme ka vijuar me shpalosjen, sipas tij të dështimeve të kryeministrit Edi Rama.
Basha shprehet se Shqipëria është vendi me çmimet e ushqimeve më të shtrenjta në rajon, ndonëse sipas tij, të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëta.
Më tej, Basha thekson se çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Evropian.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës:
19 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cili është vendi me çmimet më të shtrenjtë të ushqimeve në Rajon? Përgjigja: Shqipëria. Ndonëse shqiptarët kanë të ardhura më të ulëta në Rajon, çmimet e ushqimeve në Shqipëri kushtojnë sa 81% e mesatares së Bashkimit Evropian.