10 vdekje dhe 353 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 353 raste të reja me COVID-19 dhe 10 të vdekur.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjithashtu janë shëruar 450 pacientë.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 219,843, numri i pacientëve të shëruar është 206,661, numri i të ndjerëve është 7,754, numri i rasteve aktive është 5,428./albeu.com


Shtuar 14.12.2021 20:18