1.722 raste të reja dhe 25 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut konstatojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 1.722 raste të reja dhe 25 viktima.

Gjithashtu bëhet me dije se betejën me virusin e kanë fituar edhe 1.942 persona.

Që nga fillimi i pandemisë deri më tani në Maqedoni janë infektuar 280.594 persona, ndërsa të vdekur janë 8.624 persona, përderisa të shëruar deri më tani janë 259.898  persona.


Shtuar 8.02.2022 20:34