1.635 raste të reja dhe 9 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë realizuar 7.564 teste, prej të cilave pozitivë me Covid-19 kanë rezultuar 1.635 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në po të njëjtën periudhë janë regjistruar 9 viktima dhe 1.276 të shëruar.

Deri tani në vend janë realizuar 1.700.555 testime, ku pozitive kanë rezultuar 243.284. Numri i personave të shëruar arrin në 219.616, i viktimave në 8.092, ndërsa raste aktive janë 15.576.


Shtuar 15.01.2022 21:26