Seanca për ‘Gërdecin’, ku po hetohet ish-ministri Fatmir Mediu, shtyhet për në datën 12 qershor.
Shkak i shtyrjes së seancës gjyqësore, është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes.
Kujtojmë se Fatmir Mediu, po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve, pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.