Në ora 18:00 ishte paraparë të nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit është Vjosa Osmani, e cila në këtë garë, për kundërkandidat do të ketë Nasuf Bejtën.
Në sallën ku pritet të mbahet seanca, aktualisht nuk ka asnjë deputet nga mazhoranca as nga opozita. Administrata e Kuvendit është përgatitur për këtë seancë ndërsa pritet vetëm ardhja e deputeteve që ajo të nis.
Për zgjedhjen e presidentit, në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave e që i bie 80 vota të deputetëve.
Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë