Zeneli: Ibrahimovic është shembull

Arbër Zeneli ka folur në konferencën për shtyp për media para ndeshjes me Suedinë.

Zeneli u shpreh i emocionuar që do të ndeshet me Suedinë.

Zeneli u pyet a është i lumtur që do të përballet me Zlatan Ibrahimovicin.

“Po edhe jo, ai është një lojtar tejet i mirë, tani ka 39 vjet dhe luan si të ketë 22”, tha ai.

“Po jam i lumtur që Ibrahimovic po luan, ai ka hapur shumë dyer në Suedi për ne lojtarët e ri që kemi filluar karrierat atje”, tha ai.

“Është një mundësi e mirë, kjo është njëra nga ndeshjet më të rëndësishme në karrierë, Ibra ësthë idol për mua”, përfundoi Arbër Zeneli

Shtuar 27.03.2021 06:03