Zbulimet e varrezave të dyshuara në veri rikthejnë dyshimet mbi arsyet e kontrollit serb në Kosovë

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur të dielën zbulimin e një tjetër lokacioni në Zubin Potok, ku dyshohet se mund të gjenden mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, vendi është identifikuar në fshatin Jabukë, gjatë hetimeve për rastin në Zubin Potok.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, njoftoi se deri tani në këtë zonë janë nxjerrë nga toka katër trupa.

Zbulimi i dy lokacioneve të dyshuara për varreza masive në Zubin Potok ka rikthyer debatet mbi fatin e viktimave të luftës dhe arsyet e kontrollit të gjatë serb mbi veriun e Kosovës.

Profesori Gurakuç Kuçi shtron dyshimin se ky kontroll mund të ketë shërbyer jo vetëm për ruajtjen e ndikimit politik të Beogradit, por edhe për fshehjen e gjurmëve të krimeve të kryera gjatë luftës.

Kuçi kritikon mungesën e bashkëpunimit të Serbisë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Ai sjell në vëmendje edhe rehabilitimin e figurave që kanë pasur lidhje me njësi të akuzuara për krime lufte.

“Çdo zbulim i një lokacioni të ri në veri të Kosovës, ku dyshohet se ndodhen varreza masive, e bën gjithnjë e më të pashmangshme pyetjen nëse kontrolli i vazhdueshëm i Beogradit mbi këtë pjesë të vendit ka pasur ndër arsyet e tij edhe mbulimin e gjurmëve të krimeve të luftës.

Për mbi dy dekada, Serbia u përqendrua në mbajtjen e veriut nën ndikimin e strukturave paralele dhe grupeve kriminale të drejtuara nga Milan Radoiçiq. Ky kontroll u paraqit përmes retorikës së “mbrojtjes së popullit serb”. Megjithatë, zbulimi i një lokacioni të dytë të dyshuar për varrezë masive hap një dimension edhe më të rëndë: mundësinë që kontrolli të jetë përdorur për të penguar zbulimin e plotë të krimeve të luftës.

Në vend që të kontribuojë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe të vërë në dispozicion arkivat ushtarake e policore, Serbia po përcjell sinjale të kundërta. Ivica Daçiq inauguroi monumentin kushtuar Brigadës së 37-të të Motorizuar, e cila lidhet me disa prej krimeve më të rënda të dokumentuara ndaj civilëve shqiptarë në Kosovë. Në atë rast, ai deklaroi se pjesëtarët e kësaj brigade ishin “heronj të luftës” dhe jo kriminelë”, shprehet Kuçi.

Sipas profesorit, qëndrimet e zyrtarëve serbë pas zbulimit të lokacioneve të dyshuara dhe nderimi publik i njësive të lidhura me krime lufte dëshmojnë mungesën e vullnetit për t’u përballur me të kaluarën.

Ai vlerëson se sulmet ndaj personave që kontribuojnë në identifikimin e fatit të të zhdukurve përbëjnë një pengesë të drejtpërdrejtë për drejtësinë.

“Pak ditë më pas, Daçiq sulmoi edhe serbët që u tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve vendndodhjet e varreve të shqiptarëve në Serbi. Në vend që dëshmia të shihet si ndihmë për zbulimin e së vërtetës, ajo trajtohet si akt tradhtie.

Në të njëjtën kohë, Snezhana Paunović, bashkëpartiakja dhe bashkëqeveritarja e tij, tha se, sikur të kishte qenë në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën. Daçiq nuk u distancua nga kjo deklaratë.

Kur një shtet nderon njësi të lidhura me krime lufte, toleron deklarata që mbështesin spastrimin etnik dhe sulmon ata që ndihmojnë në zbulimin e varrezave masive, kjo shkon përtej mohimit të së kaluarës. Bëhet fjalë për një politikë që vazhdon t’i mbrojë autorët, ta pengojë drejtësinë dhe të përhapë bindjen se “kush bën krime kundër shqiptarëve nuk do të ndiqet penalisht, por do të shpallet hero”.”

P.S.

Gjatë pak ditëve janë evidentuar dy lokacione të dyshuara për varreza masive në veri të Kosovës. Lokacioni i parë lidhet me gërmimet në Kalludër të Vogël në Zubin Potok, të nisura pas arrestimit të dy personave të dyshuar për krime lufte. Në këtë vend dyshohet se mund të ndodhen mbetjet e një pjese të 23 shqiptarëve të rrëmbyer në prill 1999. Lokacioni i dytë është identifikuar në Jabukë, gjithashtu në Zubin Potok, çka shton dyshimet se në veri vazhdojnë të ekzistojnë vende ku janë fshehur viktima të luftës dhe që ende presin të zbulohen”, përfundon Kuçi.


Shtuar 5.08.2026 13:36

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetturboslothızlıcasinohızlıcasinohızlıcasinoturboslotzenbetHoliganbetjojobetnakitbahiscasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet Giriş