Policia e Krujës, ka arrestuar një 40-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili ishte dënuar në vitin 2021 me 4 vjet burgim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
I arrestuari është identifikuar si Agron Basha.
Të lidhura
None found
Kapja e tij u realizua gjatë operacionit policor të koduar “Shtegu”, të zhvilluar për lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit të kërkuar.
Sipas njoftimit të policisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë siguruan gjatë punës operative të dhëna për vendndodhjen e 40-vjeçarit dhe i administruan ato me shpejtësi.
Në kuadër të operacionit, A. B., 40-vjeç dhe banues në Tiranë, u lokalizua, u kap dhe u vu në pranga. Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.
