Liburn Aliu, ish-ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ku ndodhet prej tri orësh.
Të lidhura
None found
Intervistimi lidhet me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë periudhës kur Aliu shërbente si ministër në Qeverinë Kurti.
Ai qëndroi në këtë post deri në gusht të vitit 2025, kur paraqiti dorëheqjen.
Aktualisht, Aliu mban detyrën e drejtorit të portit të Durrësit në Shqipëri.
