Gazeta e madhe italiane “Gazzetta dello Sport” ka bërë një bilanc të paraqitjes së skuadrave dhe lojtarëve.
Në klubin e Torinos, në mesin e tre lojtarëve e ka veçuar mbrojtësin e Kosovës, Mërgim Vojvodën. Siç shkruan në gazetën italiane, Vojvoda ka tejkaluar parashikimet.
“Mërgim Vojvoda është përshtatur në mënyrë përkryer në rolin e ri, pra në rolin e futbollistit të krahut të majtë, i cili ka qenë gjithnjë si lojtar i krahut të djathtë”, shkruan në komentin e gazetës së njohur italiane.
Vojvoda 26-vjeçar rolin natyral e ka si mbrojtës i krahut të djathtë. Por, ai së fundi te Torino ka luajtur si futbollist i krahut të majtë. Pra, më i avancuar në krahun e majtë.
Por, vlerësimet për paraqitjet e tij në rolin e ri janë pozitive. Këtë edicion në 13 ndeshje në Serie A dhe Kupën e Italisë ka luajtur 13 ndeshje. Pjesë e Torinos është edhe portieri Etrit Berisha.