Vetëm ajo mungonte, Gjiko plotëson tatuazhin familjar (FOTO LAJM)

Gjiko është një emër shumë i dashur për ekranin shqiptar. Reperi, përpos muzikës merr gjithmonë vëmendje dhe për jetën personale. Prej vitesh, ka kurorëzuar dashurinë e tij në martesë me Elita Rudin, me të cilën ka dhe dy fëmijë.

Në Mars erdhi në jetë vajza e tyre, që e pagëzuan me emrin Bota. Reperi ka treguar vazhdimisht se është shumë i përkushtuar pas familjes së tij. Së fundmi, ai ka zbuluar se ka gdhendur në trup të bijën.

Në tatuazhin në të cilin ishin ai, Elita dhe Zëri, ai ka shtuar dhe vogëlushen Bota.


Shtuar 11.10.2021 15:51