Categories: kosovë

Vendimi i Kushtetueses mban pezull institucionet e Kosovës

Përplasja politike në Kosovë tashmë është zhvendosur në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohen dy ankesa të Partisë Demokratike. Ato kundërshtojnë mënyrën e konstituimit të Kuvendit dhe votimin e Qeverisë, për të cilat opozita pretendon se janë shoqëruar me shkelje procedurale. Vetëvendosje, ndërkaq, i cilëson të dyja proceset të përfunduara dhe legjitime.

Të lidhura

None found

Derisa pritet që gjyqtarët të japin verdiktin e tyre, ekspertët e çështjeve politike u bëjnë thirrje partive që të tregojnë unitet dhe të shmangin përplasjet rreth Kushtetutës, aktit më të lartë juridik të vendit. Sipas tyre, interesi shtetëror duhet të prevalojë ndaj kalkulimeve partiake, veçanërisht në një kohë kur Kosova përballet edhe me zhvillime të rëndësishme që lidhen me proceset e Speciales në Hagë.

“Duam të besojmë se Gjykata Kushtetuese sa më shpejt që është e mundur do ta marrë një vendim i cili në njëfarë mënyre do ta kthejë në binarë politikën kosovare, e politika kosovare në këtë rast Kuvendi i Kosovës, partitë në Kuvend ta kuptojnë se më i rëndësishëm është interesi strategjik i Republikës së Kosovës me pas institucione funksionale se sa lojëra politike ditore me qëllim të arritjes ku tanimë është bërë sport shkelja e Kushtetutës, e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese”, tha Ehat Miftaraj nga IKD.

Ankesat e PDK-së kanë rikthyer pasigurinë politike në vend, pasi rezultati i shqyrtimit të tyre mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e institucioneve të reja. Ndërsa pushteti mbron vlefshmërinë e konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë, opozita po kërkon që këto procese të rrëzohen përmes procedurave ligjore.

Thirrjet për bashkëpunim politik janë shtuar edhe pas vendimit të 16 shtatorit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Analistët vlerësojnë se ky zhvillim duhet të shërbejë si nxitje për uljen e tensioneve dhe ndërtimin e një qëndrimi të përbashkët përballë sfidave kombëtare.

“Është dashur që këto të mendohen para se të ndodhë 16 shtatori, është dashur që të kemi unitet, të kemi një bashkëqeverisje duke e ditë në çfarë situate po kalon Kosova, është dashur që të gjithë të lëshojnë pe nga pak, edhe fituesit edhe humbësit, të bëhet një qeveri ndoshta tranzitore ndoshta dyvjeçare dhe përmes institucioneve të bëjmë një reagim zyrtar”, tha Sadik Zeqiri, analist.

Deri në publikimin e aktgjykimit, e gjithë skena politike kosovare mbetet në pritje. Partitë vazhdojnë të mbajnë qëndrime të kundërta, ndërsa vendimi i Gjykatës Kushtetuese pritet të përcaktojë drejtimin e mëtejshëm të institucioneve dhe të zhvillimeve politike në Kosovë.

të fundit

Remitencat nga diaspora arrijnë në 828 milionë euro brenda shtatë muajve, Gjermania kontribuon më së shumti

Miliona euro dërgesa në para nga diaspora vazhdojnë të hyjnë në Kosovë. Vetëm gjatë shtatë muajve të parë të këtij…

20 minutes ago

Protestuesja para Kryeministrisë: “Mjaft është mjaft! Do ulim qepenat dhe do mbyllim bizneset”

Një protestuese, gjatë tubimit para Kryeministrisë, ka adresuar një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj Parlamentit, duke e lidhur situatën aktuale në…

22 minutes ago

19 shoferë u arrestuan brenda një dite për drejtim të pakujdesshëm

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, nëpunës policorë kanë privuar nga liria 19 shoferë për…

32 minutes ago

Juventusi mposht Atalantën 2-0, Zhegrova asiston në fitoren e bardhezinjve

Juventusi është rikthyer te fitorja në Serie A, duke mposhtur Atalantën me rezultat 2-0 në një ndeshje ku skuadra e…

38 minutes ago

Protests in Tirana, Rama tells German newspaper: Albania is not being sold, challenges usually make me better

Protestat e përnatshme në Tiranë, të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, dhe përballja e tyre me qeverinë e Edi Ramës…

41 minutes ago

Ukraine uses “Pelican” ballistic missile against Russia for the first time, Zelensky says oil industry facilities were hit

Ukraina ka përdorur për herë të parë raketën balistike të re “Pelican” (FP-7), gjatë një sulmi të gjerë gjatë natës…

41 minutes ago