Antonio Conte ka shprehur kritika të forta ndaj Manchester Unitedit, pasi klubi anglez njoftoi emërimin e Mauricio Pochettinos si trajner i përhershëm, duke hedhur dyshime se hezitimi për t’i besuar atij detyrën buron nga kërkesat e larta që ai ka për ekipin dhe klubin.
Trajneri italian, emri i të cilit qarkullonte si një nga kandidaturat kryesore për stolin e “Djajve të Kuq” pas largimit të Michael Carrick, u shpreh se disa klube ngurrojnë ta punësojnë për shkak të mënyrës së tij të të punuarit.
None found
I njohur për disiplinën dhe ritmin e lartë të stërvitjeve, Conte theksoi se skuadrat që tremben nga metodat e tij, në të vërtetë tremben nga arritja e rezultateve.
“Manchester United ka një histori aq të madhe, sa më duket e çuditshme që dikush të ketë frikë nga një qasje e cila synon ta kthejë klubin aty ku i takon. Herën e fundit ata e fituan kampionatin në vitin 2013, nën drejtimin e Fergusonit”, tha Conte.
Ai foli gjithashtu për nderimin që ndien ndaj ish-trajnerit legjendar të Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, dhe zbuloi se ka pasur mundësinë ta takojë në banesën e tij në Londër.
“Kam respekt të jashtëzakonshëm për Sir Alex Fergusonin. E kam lexuar librin e tij dhe, kur isha në Londër, pata fatin ta vizitoja në shtëpinë e tij dhe të kaloja një ditë me të. Ai tregon një pasion të madh kur flet për futbollin”, shtoi trajneri italian.
Më pas Conte iu kthye sërish vendimit të klubeve që nuk e kanë zgjedhur, duke e quajtur fyese idenë se metodat e tij mund të jenë pengesë për rikthimin e Manchester Unitedit në majat e futbollit.
“Nëse dikush ka frikë nga metodat e mia, atëherë ka frikë nga fitoret, sepse kjo mënyrë pune të çon drejt suksesit. Kjo është përgjigjja ime. Prandaj, disa deklarata më duken pothuajse fyese ndaj Unitedit, sikur dikush po vë veton ndaj rikthimit të klubit në historinë e tij”, deklaroi Conte.
“Për të arritur rezultate të mëdha duhet një metodologji. Dhe nëse po thuhet se kjo metodologji kërkon shumë punë, atëherë po, kërkon. Të gjithë duhet të punojnë shumë, jo vetëm futbollistët”, përfundoi ai.
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka ngritur shqetësimin për rritjen e ndjeshme të kredive të ekonomive familjare në Kosovë dhe…
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës ka reaguar pas lajmit të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohej se një i ri…
Aldo Gjini, një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë-Krujës, është transferuar…
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) reagoi pas raportimit në disa media se pjesëtarët e…
Një veturë elektrike tentoi të parkohej plot 868 herë gjatë një nate, përpara se të arrinte të ndalej.Ngjarja e pazakontë…
Ndërsa shumica e të rriturve kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë, disa njerëz mund të…