Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka reaguar pas njoftimeve në disa media se pjesëtarët e këtij misioni u kanë drejtuar armët familjarëve të Jakup Krasniqit gjatë kthimit të tij nga një vizitë familjare në Kosovë.
EULEX-i mohoi që ndonjë zyrtar policor i misionit të ketë drejtuar armë ndaj kujtdo.
None found
“Lidhur me pretendimet e pabaza të publikuara nga disa media për një trajtim të supozuar të papërshtatshëm të armëve të zjarrit nga zyrtarët policorë të EULEX-it gjatë ofrimit të mbështetjes logjistike dhe operacionale për Dhomat e Specializuara të Kosovës, në kuadër të një vizite në paraburgim për arsye bindëse humanitare, EULEX-i i mohon fuqishëm këto pretendime dhe thekson se zyrtarët policorë të EULEX-it nuk kanë drejtuar asnjë armë ndaj askujt në asnjë moment.
Armët e zjarrit trajtohen nga personeli i EULEX-it në përputhje të rreptë me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në reagimin e EULEX-it.
Një veturë elektrike tentoi të parkohej plot 868 herë gjatë një nate, përpara se të arrinte të ndalej.Ngjarja e pazakontë…
Ndërsa shumica e të rriturve kanë nevojë për shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë, disa njerëz mund të…
Sot, Hermès është një nga markat më prestigjioze dhe më të vlefshme të luksit në botë, e njohur për çantat…
Princesha Charlene e Monakos ka qenë një nga figurat më të komentuara gjatë festimeve për Ditën Kombëtare të Principatës, ku…
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit.“Fruthi, është një sëmundje shumë…
Pres që Prokuroria Publike, ndoshta edhe Ministria e Punëve të Brendshme, por në këtë rast më shumë Prokuroria Publike, të…