Categories: kosovë

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, Burjani thekson respektimin e rendit kushtetues në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur numërimin dhe në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të zhvilluara më 7 qershor 2026.

Gjatë seancës së KQZ-së u njoftua: “Me 10 vota për shpallet rezultati përfundimtar i zgjedhjeve të 7 qershorit 2026”.

Të lidhura

None found

Me marrjen e këtij vendimi, nis edhe afati ligjor brenda të cilit subjektet politike dhe kandidatët mund të paraqesin ankesa.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, bëri të ditur se ky afat 48-orësh fillon sot në orën 12:00 dhe mbyllet të hënën në të njëjtën orë.

“Pas këtij vendimi, kandidatët kanë të drejtë ankese ndaj shpalljes së rezultatit në afat prej 48 orësh, duke filluar nga ora 12:00 sot, e që përfundon deri në orën 12:00 të hënën”, tha Radoniqi.

Rezultatet zyrtare tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e drejtuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, është renditur si forca e parë politike me 47.13% të votave, duke siguruar 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës, i cili ka gjithsej 120 deputetë.

Në një deklaratë për “Bota sot”, njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani u shpreh se proceset në Kosovë duhet të ecin në përputhje të plotë me rendin kushtetues dhe me zinxhirin institucional të paraparë nga Kushtetuta.

Burjani theksoi se procedura që po ndiqet është tërësisht kushtetuese, duke rikujtuar se Kosova funksionon si shtet parlamentar dhe se rendi institucional nis nga Kuvendi, vijon me Qeverinë dhe më pas me Presidentin.

“Procedura është kushtetuese, Kosova është shtet parlamentar, fillohet nga Kuvendi, Qeveria dhe Presidenti, pra duhet të përfillet zinxhiri institucional, ashtu si proklamohet në Kushtetutë në parimet e saj. Çdo interpretim tjetër është antikushtetues, kjo është, po besoj, e qartë për të gjithë”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka shprehur kritika ndaj interpretimeve që, sipas tij, e lexojnë gabim normën kushtetuese.

“Po ka individ që nuk e kuptojnë normativin kushtetues parlamentar, andaj nuk duhet shtrëmbëruar Kushtetuta për njerëz që nuk kanë haber me këtë punë”, ka përfunduar Burjani.

të fundit

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk u dorëzua brenda afatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

10 minutes ago

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…

12 minutes ago

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

18 minutes ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

21 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

21 minutes ago

Suspected of robbing four businesses in Shkëmbi i Kavajës, 31-year-old arrested and accomplice sought

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

21 minutes ago