Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali ka hedhur akuza ndaj BDI-së në opozitë, duke thënë se kjo parti po pengon procesin e reformave.
Sipas tij, pasi nuk arriti t’i ndalë këto procese përmes argumenteve politike, BDI tani po mbështetet te Gjykata Kushtetuese.
None found
“Pasi dështuan t’i bllokojnë proceset me argumente politike, BDI sot shpresën e vetme e ka te Gjykata Kushtetuese. Nuk është rastësi. Për vite me radhë, BDI ishte partia dominuese në pushtet dhe ndikimi i saj është ende i dukshëm në shumë segmente të institucioneve. Prandaj, sa herë që humbin betejën politike para qytetarëve, kërkojnë shpëtim te strukturat që i konsiderojnë si trashëgimi të periudhës së tyre të qeverisjes. Në vend që të japin llogari për premtimet e parealizuara dhe për obligimet që i lanë peng për më shumë se dy dekada, ata vazhdojnë të pengojnë proceset dhe reformat që i kërkon koha”, ka shkruar Sali në reagimin e tij.
Ai ka theksuar më tej se Republika e Maqedonisë së Veriut ka nevojë për institucione të pavarura, profesionale dhe të shkëputura nga logjika partiake.
Në reagimin e tij, Sali vlerëson se “Çdo tentativë për ta përdorur sistemin institucional si mjet për beteja politike paraqet rrezik për shtetin multietnik, për besimin e qytetarëve dhe për perspektivën demokratike të vendit”.
Një kërcënim për shpërthim bombe në avionin e linjës Manchester-Rinas ka vënë në lëvizje mbrëmjen e sotme shërbimet e Policisë…
Pasi Adriani la shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5 dhe po përshëndetej me banorët, Shqiponja refuzoi ta përqafonte. Ajo…
Dinamo, presidenti i klubit, Ardian Bardhi Një reagim i fundit ka mbërritur nga ana e klubit të Dinamos [...]Read More...
Moderatori i Big Brother VIP Kosova 5, Alaudin Hamiti, ka rikthyer deklaratën virale “A e njeh Ukin?”, e cila ditëve…
Banori që sonte e la shtëpinë më të madhe në vend është Adriani. Adriani përfundimisht lë shtëpinë e Big Brother…
Një lojë e zhvilluar këtë mbrëmje në emisionin “Live me Luizin”, ku i ftuar ishte deputeti i PD-së, Saimir Korreshi,…