Vëllai i deputetit të VV-së: Hashim Thaçi është zgjidhja e krizës së rrymës

Gazmend Muja, që është vëllai i deputetit të VV-së, Armend Muja, ka thënë se zgjidhja e problemit të rrymës në Kosovë është ish-presidenti Hashim Thaçi.

Ashtu si shumë qytetarë të tjerë edhe Muja ka ngritur shqetësimin për rikthimin e reduktimit të rrymës në vend.

“Pas 10 vjetësh rikthehen reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë! Zgjidhja e problemit”, ka shkruar ai duke publikuar një foto me Thaçin.

Vëllezërit Muja kanë bindje të ndryshme politike. Gazmend Muja është me PDK’në, ndërkaq Armend Muja është deputet në VV.

Gazmend Muja ishte zgjedhur asamblist i PDK-së në vitin 2017 në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, por më pas dha dorëheqje për t’iu bashkuar stafit politik të ish-ministres nga PDK’ja, Dhurata Hoxha.

Ndërkaq Armendi para se të bëhet deputet ka qenë analist politik./GazetaExpres


Shtuar 23.12.2021 11:34