Taulanti dhe babai dërgojnë me “Lambo” Granitin tek ekipi kombëtar i Zvicrës (FOTO LAJM)

Granit Xhaka është ftuar nga trajneri Petkovic për ndeshjet para-kualifikuese të Zvicrës në Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Dje gjatë ditës, Xhaka mbërriti në ekipin kombëtar dhe ishte vëllai i tij, Taulanti dhe babai Ragipi, që e dërguan atë në kampin zviceran me super ‘Lambo’.

Kombëtarja e Zvicrës ndeshjen e parë do ta luaj më 25 mars, ndaj Bullgarisë. Më 28 mars dhe 31 mars si kundërshtarë në shtëpi do t’i ketë, Lituaninë dhe Finlandën.

 

 


Shtuar 23.03.2021 14:08