Tani që do të paguajnë, serbët e veriut po e kursejnë energjinë elektrike

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë të muajit janar, në veri të vendit ende nuk ka nisur faturimi i energjisë elektrike për këtë muaj.

Pikërisht më 1 janar të këtij viti furnizuesi Elektrosever ka filluar ta nominojë energjinë për 4 komunat e veriut, pra ka filluar të marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë atje.

Pas më shumë se 20 vitesh, energjia e konsumuar në pjesën veriore do të paguhet sikur në pjesën tjetër të territorit. Mirëpo gjatë ditës së sotme, Elektrosever nuk ka treguar se kur do të nisë shpërndarja e faturave te qytetarët për këtë muaj.

Megjithatë, qytetarë serbë thonë se këtë muaj kanë nisur edhe të kursejnë energjinë, pasi do të nisin ta paguajnë atë.

Disa nga qytetarët e komunitetit serb i kanë thënë RTK-së se akoma nuk kanë pranuar faturat për energji elektrike.

E në hyrje të ndërtesave shihen njësorët matës të energjisë elektrike.

As në qytetin e Zveqanit nuk ka nisur faturimi i energjisë elektrike, mirëpo edhe këtu, disa qytetar të komunitetit serb thonë se energjia e shpenzuar duhet të paguhet.

Në komunën e Zveqanit ende nuk ka nisur faturimi u energjisë elektrike në ekonomitë familjare në një përgjigjje për RTK-në nga KEDS kanë thënë se nuk merren me faturim të energjisë elektrike por vetëm me distribuim duke na referuar të marrim përgjigje nga furnizuesi i licencuar që operon në veri të vendit Elektosever.

Ekipi i RTK-së gjatë ditës ka qëndruar në veri dhe ka kërkuar një deklarim nga “Elektrosever”, por nuk ka marr përgjigje.

Zyrtarët e kësaj kompanie kanë thënë se ndoshta do të përgjigjen ditëve në vijim.


Shtuar 26.01.2024 09:40