Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.
I welcomed President @predsednikrs and Prime Minister @albinkurti in Brussels for a high level meeting of the Belgrade – Pristina Dialogue.
On the agenda: the EU proposal on normalisation of relations. I hope for a constructive approach by the two parties. pic.twitter.com/yFKMvjgbVZ
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) February 27, 2023
Ata, po ashtu, takuan të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Borrell tha se pret që palët të kenë “qasje konstruktive” ndaj propozimit të bllokut evropian për normalizimin e raporteve.
“Kam mirëpritur në Bruksel kryeministrin Albin Kurti, dhe presidentin Aleksandar Vuçiq, në takimin e nivelit të lartë të dialogut Prishtinë-Beograd. Në agjendë: propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që të dyja palët të kenë një qasje konstruktive”, shkroi ai në Twitter./REL