Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka bërë të ditur se studentët do të organizojnë të hënën një marshim protestues kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Të lidhura
None found
Protesta do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve dhe do të përfundojë në Sheshin Skënderbeu.
Përmes një postimi, PS UP u ka bërë thirrje studentëve që të mblidhen së bashku në shesh, në mbështetje të UÇK-së, drejtësisë dhe historisë së tyre.
Organizatorët kanë kërkuar që pjesëmarrësit të paraqiten pa maska, duke theksuar se janë në të drejtën e tyre dhe nuk kanë asgjë për të fshehur. Në postim është nënvizuar gjithashtu se protesta nuk zhvillohet në emër të studentëve.
