Shkoi në shkollë dhe nuk u kthye më, babai raporton në polici se vajza e tij është zhdukur

Një vajzë e mitur raportohet se është zhdukur në Vushtrri.

Rastin e ka raportuar në polici, babai i saj.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare nuk është kthyer në shtëpi pasi që ka përfunduar mësimin dhe nuk dihet se ku gjendet”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.

 


Shtuar 24.03.2024 10:10