Shaland nuk iu përgjigj pyetjes derisa gazetari përmendi emrin e Kosovës (VIDEO)

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland ka folur ditën e sotme në konferencë për shtyp, para ndeshjes me Spanjën, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme.

Gjatë konferencës, është regjistruar një episod tejet e veçantë, teksa gazetari i “AS”, Ruben Ares i bën një pyetje trajneri Shaland, por nuk përmend emrin e Kosovës. Pikërisht për këtë arsye, Shaland zgjedh të mos flasë, deri në momentin që gazetari u detyrua ta përmendë emrin e Kosovës.

Kujtojmë se në mediat spanjolle gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar tituj skandaloze për Kosovën, për shkak se Spanja nuk e njeh si shtet Kosovën. Për këtë Shaland tha: “Ne nuk mund te jemi te lumtur me qasjen e disa mediave drejtuar Kosovës dhe këtë nuk mund ta fshehim, mirëpo mendoj që motivi kryesor është që do luajmë kundër Spanjës dhe duhet qe të jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme”.


Shtuar 30.03.2021 18:48