U përplas nga makina, i riu nuk i mbijeton plagëve e ndërron jetë

Ka ndërruar jetë i riu i cili u përplas nga një makinë në rrugën “Bardhyl” teksa po lëvizte me motor.

“Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç…”- njofton policia.

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl”  ju bëjmë me dije se ;

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç.

Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

 


Shtuar 30.03.2021 18:39