Serbia ka bllokuar një prej pikave kufitare me Kosovën dhe këtë e konfirmoi vetë qendra kombëtare për menaxhimin e kufijve.
Megjithatë, bllokada ka zgjatur vetëm pak orë dhe qarkullimi në rrugë është rihapur sërish.
Autoritetet udhëzuan që pika kufitare të evitohej. Ndërkohë nuk është sqaruar ende arsyeja e bllokimit të kësaj pike.
“Bazuar në informatat e pranuara, sot me datë: 01.07.2025, me fillim nga ora 18:00, rruga e cila shpien në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë të cilët do të pamundësojnë kalimin e lire.
Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Merdare, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftimin tjetër,” thuhet në njoftimin e QKMK-së.