Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit është hapur nga kryetarja Albulena Haxhiu, pas një vonese prej gati një ore.
Të lidhura
None found
Para nisjes së punimeve, ajo udhëzoi administratën që të aktivizonte zilen për t’i njoftuar deputetët dhe për t’i ftuar ata në sallë.
“Është radha e PDK’së. Po i presim derisa ata të vijnë në sallë”.
Ndërkohë, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se deputetët e kësaj partie nuk do të marrin pjesë në seancë. Ai bëri të ditur gjithashtu se çështjen do ta adresojnë në Gjykatën Kushtetuese.
