Seanca konstituive e Kuvendit, e cila nisi në orën 11:00, pritet të rifillojë pas pak minutash.
Të lidhura
None found
Punimet u ndërprenë pasi deputetët e VV-së nuk e mbështetën me votë Vlora Çitakun, e propozuar për postin e nënkryetares së Kuvendit.
Teksa po hynte në Kuvend, deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, u deklaroi mediave se ata nuk mbanin përgjegjësi për situatën e krijuar.
“Na nuk kemi faj”, u shpreh Osmani para gazetarëve. Vazhdimi i seancës pritet të bëhet së shpejti.
