Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj, ish-deputeti i PS: Ka tentativa për trafik a*mësh nga njerëzit e thjeshtë deri te grupet kriminale! Drejtësia të zbardhë të vërtetën

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, teksa ishte i ftuar në News24, ka komentuar audiopërgjimin e publikuar nga Arben Ahmetaj, ku pretendohet për trafik armësh në Shqipëri ku është e përfshirë kompania shtetërore KAYO.

Ai tha se nuk beson se bëhet fjalë për trafik armësh, por theksoi se drejtësia duhet të bëjë punën e vetë dhe të zbardhë të vërtetën e audiopërgjimeve.

Të lidhura

None found

“Drejtësia duhet të bëjë punën e saj, të hetojë këto përgjime, unë nuk mund të aludoj diçka më tepër. Unë mendoj se ka qenë një ligj i mirë, i konsultuar me ekspertë. Ndërkohë kishim nevojë për një kompani shtetërore për të prodhuar dhe drejtuar armatim si shumë vende të tjera. Nevoja e luftës në Ukrainë solli ndryshime të mëdha. Shqipëria nuk duhet të ngeltë prapa”, deklaroi ish deputeti i PS.

Sipas tij, është vështirë të bëhet trafik armësh, pasi duhet përfshirja e shumë shteteve dhe institucioneve, por nuk e përjashtoi mundësinë e tentativave për trafik armësh nga njerëzit e thjeshtë deri tek grupet kriminale.

“Trafikimi i armëve është një gjë shumë e vështirë. I takon drejtësisë që të zbardhe të vërtetën. Nuk është diçka shumë e lehtë trafikimi i armëve. Patjetër që ka tentativa nga njerëz të thjeshtë deri tek strukturat e grupeve kriminale. Por trafikimi i armëve është shumë i vështirë që do përfshirjen e shumë shteteve dhe institucioneve”, tha ai.


Shtuar 11.09.2026 15:05

sultanbeyli escortiptvonwinjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomPusulabetJojobetJojobetCratosroyalbetCratosroyalbetSüperbetinHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetonwinjojobetHoliganbetJojobetMarsbahispusulabetjojobetjojobetjojobetbahsegelcasibomizmir escortjojobetMarsbahiscasibomcasibom girişsekabetzbahisMarsbahisMarsbahis Giriş