Rrahje e të shtëna me armë zjarri pas sherrit në rrjete sociale, arrestohen dhjetë persona në Gjakovë

Dhjetë persona janë arrestuar në Gjakovë, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, njofton Policia e Kosovës. Dyshohet se përplasja mes grupeve ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje që kishin pasur në rrjete sociale.

Si pasojë, sipas policisë, lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa një të dyshuar i është konfiskuar një pistoletë e tipit Blow-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur në përleshje.

Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

“POSEDIM, PËRDORIM I PAAAUTORIZUAR I ARMËS & LËNDIM I LEHTË
Gjakovë / 08.03.2024 – 18:30.

Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje në mes veti ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, dyshohet për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin pasur në rrjete sociale. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy nga të dyshuarit të cilëve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore te një i dyshuar tjetër kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë të tipit Bloë-Magnum, e cila dyshohet se është përdorur. Me vendim të prokurorit, të gjithë (10) të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


Shtuar 9.03.2024 10:22