Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Komoran.
Të lidhura
None found
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Rea Raka, një e re nga Kaçaniku.
Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë ndërhyrë për t’u ardhur në ndihmë të lënduarve dhe për ta vënë situatën nën kontroll.
Pas ngjarjes, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të zbatojnë rregullat e trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.
