Cristiano Ronaldo është përfshirë në polemika pas një veprimi të fundit në Instagram, i lidhur me ecurinë e Argjentinës në Kupën e Botës 2026.
Nga profili zyrtar i yllit portugez, i cili numëron 677 milionë ndjekës, është pëlqyer një video ku gazetarja spanjolle Pilar Rodriguez ngre akuza ndaj FIFA-s.
Të lidhura
None found
Në këtë klip, Rodriguez pretendon se institucioni botëror i futbollit është i korruptuar dhe se ka ndihmuar Argjentinën të siguronte kalimin në finalen e Kupës së Botës.
Sipas gazetares, Argjentina duhej të ishte larguar nga turneu të paktën 5 NDESHJE më herët, ndërsa vazhdon të jetë në garë vetëm falë mbështetjes së FIFA-s, të cilën ajo e cilëson si një nga institucionet më të korruptuara në planetin Tokë.
Rodriguez deklaron gjithashtu se nuk i trembet aspak Argjentinës, por ka më shumë frikë nga Infantino. Ajo shprehet se kundërshtari nuk do të jetë vetëm kombëtarja argjentinase, por e gjithë FIFA, pasi sipas saj synimi është që Kupa e Botës t’i jepet Lionel Messit.
Pëlqimi i këtij postimi nga Ronaldo është interpretuar si një shenjë pajtimi me këto qëndrime, një veprim që pritet të befasojë shumë tifozë.
Ndërkohë, veterani portugez realizoi tre gola në Kupën e Botës 2026, ndërsa Portugalia u eliminua në fazën e 1/8-tave.
