Haxhiu dekreton largimin e shtatë prokurorëve serbë, përfundon procesi trevjeçar

Albulena Haxhiu, ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës, ka bërë të ditur se ka firmosur dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve të komunitetit serb, në zbatim të vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas Haxhiut, nënshkrimi i këtyre dekreteve i jep fund një procedure që ishte zvarritur prej vitesh, ndërsa vendimi është zbatuar në pajtim me Kushtetutën dhe legjislacionin e Republikës së Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Në njoftimin e saj, ajo sqaroi se shtatë prokurorët serbë kishin paraqitur dorëheqjet në vitin 2022 dhe se dekretet u nënshkruan pasi Këshilli Prokurorial i Kosovës vendosi për lirimin e tyre nga detyra.

Haxhiu theksoi se ky veprim përmbyll një proces të mbetur i hapur për vite dhe vë në zbatim vendimin e institucionit përgjegjës, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Ajo deklaroi se funksionimi i shtetit mbështetet në rendin kushtetues dhe në sundimin e ligjit, duke nënvizuar se askush nuk mund t’i mbajë peng institucionet apo të shkaktojë paqartësi juridike nëpërmjet proceseve të papërfunduara.

Sipas saj, Republika e Kosovës do të vijojë të veprojë me vendosmëri, duke respektuar ligjin dhe duke mbrojtur integritetin e institucioneve të veta.


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabetganobet