Problemet me Marrëveshjen e Ohrit, zbardhen qëllimet e Serbisë ndaj Kosovës – ja pse refuzon t’iu përmbahet obligimeve!

Më 27 shkurt, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, “ka shprehur qëndrimin nacional”, por ka përsëritur se “Serbia e ka mbështetur deklaratën”.

Në dokumentin me qëndrimin e Serbisë, thuhet se ajo “në përgjithësi, me rezerva, përshtatet me deklaratën e samitit BE-Ballkani Perëndimor si një deklaratë politike dhe dokument joobligues ligjor”.

Më tej, bëhet e qartë se kjo ka të bëjë me pjesën e obligimeve për zbatimin e Marrëveshjes me Kosovën.

“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de facto apo de jure njohjen e Kosovës”, thuhet në dokumentin ku Serbia ka shprehur qëndrimin e saj.

Më këtë qëndrim, Serbia e vë hapur në dyshim zbatimin e obligimeve të Marrëveshjes së Ohrit, prandaj edhe mund të konsiderohet se dialogu mes dy vendeve mund të hyjë në një fazë stagnimi.


Shtuar 16.12.2023 23:10