Prishtina mposht bindshëm Connahsin në ndeshjen e parë

Me rezultat 4-1 Prishtina ka triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Connahs të zhvilluar të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Që nga fillimi i ndeshjes skuadra nga kryeqyteti ishte më e mirë duke e dominuar lojën me posedimin e topit por deri te goli i epërsisë erdhi vetëm më minutën e 41 kur Leotrim Bekteshi gjeti rrjetën e kundërshtarit dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Me.të filluar pjesa e dytë, Prishtina e dyfishoi epërsinë në 2-0 dhe realizues ishte Otto John në minutën e 53′.

Ndeshja u rihap në minutën e 75 kur Moure shënoi për Connahs dhe e ngushtoi epërsinë në 2-1 por Prishtina reagoi shpejtë dhe vetëm katër minuta më vonë shënoi 3-1 me anë të Endrit Krasniqit ndërsa golin e katërt në minutat shtesë e realizoi Otto John dhe kështu siguroi një fitore të rëndësishme para ndeshjes kthyese javën e ardhshme në Uells.

Në rast se e kalon këtë raund, Prishtina në fazën tjetër do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes Bodo Blind – Valur


Shtuar 20.07.2021 19:58