Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë sot se nuk mund të flasin për dialog me Serbinë, përderisa në Kosovë po vdesin njerëzit nga mungesa e vaksinave, shkruan Gazeta Express.
Këto deklarata Osmani i ka bërë sot pas takimit që ka pasur me ambasadorin belg në vend, Jean-Louis Servais.
“Nuk mund të flasim për dialog me Serbinë, derisa ne na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash. Vaksinat janë prioritet dhe do ta bëjmë të pamundurën në bashkëpunim me partnerët tanë që t`i sigurojmë ato”, ka theksuar Presidentja Osmani.
Në ndërkohë ambasadori Louis Servais ka theksuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore duhet thellohen edhe më tej. Në këtë plan, ai ka përmendur se Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj evropiane, sikurse edhe në përpjekjet për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur dhe ende s’ka një datë për rinisjen e tij. Nga BE dhe Washingtoni bëjn thirrje që të vazhdohen negocaitat pa vonesa.
Dialogun me Serbinë nuk e konsideron si prioritet kryesor as kryeministri Albin Kurti.