Presidenti Begaj mbërrin në Kosovë për të marrë pjesë në festimet e 25-vjetorit të çlirimit

Presidenti Bajram Begaj është pritur nga homologia tij në Kosovë, Vjosa Osmani.

Kreu i shtetit ndodhet në Kosovë për të marrë pjesë në festimet e 25-vjetorit të çlirimit. Bashkë me presidenten Osmani, Begaj është takuar me qytetarë dhe fëmijë me të cilët ka realizuar edhe foto.

Lufta e Kosovës përfundoi më 10 qershor 1999, në ditën kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së, miratoi Rezolutën 1244, e cila i dha fund zyrtarisht luftimeve.

Një ditë më parë u nënshkrua Marrëveshjes Teknike-Ushtarake në Kumanovë (me 09.06.1999).

Më 12 qershor 1999, në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s, ndërsa nisi largimi i forcave serbe. Me hyrjen e NATO-s në Kosovë, nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.


Shtuar 11.06.2024 19:53

Tags: ,