Plagosja në Dobrevë të Fushë-Kosovës, nipi dyshohet se qëlloi axhën për çështje prone dhe mbetet në arrati

Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Dobrevë të Fushë-Kosovës, pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga nipi i tij.

Të lidhura

None found

Ngjarja, sipas Policisë, ka ndodhur rreth orës 20:38. Dyshohet se të shtënat erdhën pas një mosmarrëveshjeje mes palëve.

Në vendin ku ndodhi rasti, policia ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë pistolete. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë, ndërsa personi i dyshuar është ende në arrati.

Burime të medias kanë bërë të ditur se i dyshuari është Fidan Gjyrevci.

Të dhëna të reja lidhur me rastin hedhin dritë edhe mbi motivin e përplasjes. Sipas burimeve, konflikti dyshohet se lidhet me çështje pronësore.

Po sipas këtyre burimeve, disa ditë para plagosjes, nipi dyshohet se kishte sulmuar edhe axhën tjetër të tij.

Gjyrevci dyshohet se kishte hyrë me forcë në lokalin e axhës dhe e kishte kërcënuar atë duke mbajtur një sëpatë në dorë.

Disa ditë më pas, axha i të dyshuarit kishte ardhur nga Belgjika për pushime në Kosovë. Në çastin kur u qëllua nga nipi, ai ndodhej në oborrin e shtëpisë.

Burimet pohojnë gjithashtu se i dyshuari, i cili vazhdon të jetë në arrati, kishte shkaktuar telashe në disa raste edhe me banorët e fshatit.


Shtuar 18.07.2026 19:34

MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişjojobet girişbetcio