Laborator i paligjshëm droge zbulohet në Hagë, katër të arrestuar dhe banorët evakuohen

Autoritetet holandeze kanë zbuluar në një zonë të banuar të Hagës një laborator të paligjshëm, ku dyshohet se prodhoheshin lëndë narkotike sintetike.

Të lidhura

None found

Gjatë operacionit janë vënë në pranga katër persona, ndërsa policia po punon për çmontimin e strukturës së paligjshme, raportojnë mediat e huaja.

Të arrestuarit janë katër burra, të moshave nga 34 deri në 71 vjeç, sipas policisë holandeze. Dyshimet e hetuesve janë se laboratori shërbente për prodhimin e MDMA-së dhe pilulave ekstazi.

Afërsisht 150 banorë u detyruan të linin banesat e tyre gjatë ndërhyrjes së njësive speciale. Në vendngjarje u gjetën substanca dhe materiale që mund të përbënin rrezik, ndërsa ekipet larguan depozita me qindra litra lëndë potencialisht të rrezikshme.

Ky shënon evakuimin e dytë në të njëjtën zonë brenda 24 orëve, pasi laboratori ishte zbuluar një ditë më parë.

Autoritetet lokale e cilësuan të pazakontë zbulimin e një laboratori të tillë në një zonë të banuar, duke theksuar se rrezikshmëria e materialeve kimike kërkon zbatimin e masave të posaçme të sigurisë.

Policia dhe bashkia vijojnë pastrimin e zonës dhe largimin e substancave të rrezikshme. Banorët pritet të kthehen në shtëpitë e tyre pasi të përfundojë operacioni.


Shtuar 18.07.2026 19:42

MatbetjojobetİmajbetcasibomJojobetjojobetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpascasibomjojobet girişPusulabetjojobetbetciobetcio girişİmajbetTipobetHoliganbetHoliganbetTipobetjojobet girişbetciomarsbahisjojobet girişbetcio