Përgatitet kutia e votimit për Presidentin në Kuvendin e Kosovës

Në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës janë duke u bërë përgatitjet për zgjedhjen e presidentit.

Tani po bëhet gati edhe kutia e votimit, derisa zyrtarisht deputetët kanë shkuar në një pauzë 15 minutëshe.

Kjo pauzë u kërkua për shkak të çështjeve teknike që duhet të përgatiten paraprakisht.

Gjatë kësaj pauze do të verifikohen kushtet e kandidatëve për president nga ana e anëtarëve të Komisionit për legjislacion.


Shtuar 3.04.2021 20:19