Ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, ka takuar anëtarët e korit “Siparantum”, të cilët në Kuala Lumpur u shpërblyen me dy medalje të arta dhe një çmim special.
None found
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se kori u përball me më shumë se 200 ansamble korale nga vende të ndryshme të botës, duke prezantuar vepra që përcjellin muzikën, kulturën dhe historinë shqiptare.
Ajo veçoi gjithashtu rolin e muzikës së kompozitorëve shqiptarë në repertorin e “Siparantum”-it, e cila po prezantohet para publikut ndërkombëtar.
Haxhiu përgëzoi të gjithë anëtarët e korit, ndërsa vlerësim të veçantë shprehu për dirigjentin dhe kompozitorin Memli Kelmendi, për punën dhe përkushtimin që e kanë bërë “Siparantum”-in të njohur në skenën ndërkombëtare.
Ushtruesja e detyrës së presidentes uroi që kori të vijojë ta nderojë Kosovën përmes punës dhe sukseseve të tij.
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar lirimin e 14 protestuesve, që janë arrestuar ditën e martë para Kryeministrisë. Gazetarja Klodiana Lala…
Një nga simbolet më të njohura të ish-Gjermanisë Lindore është futur në qendër të fushatës politike. [...]Read More...
Një infeksion i rrallë bakterial i lëkurës, i njohur në media si “sëmundja e shiut”, po monitorohet nga autoritetet shëndetësore…
Në një postim në rrjetet sociale, Eurodeputetja Anna Strolenberg ka reaguar në lidhje me mbylljen e disa llogarive të aktivistëvë…
Vrasja e Viktor Bardhit, alias Marku, në Ndërfushas të Mirditës, vijon të mbetet pa autorë të dyshuar, ndërsa grupi hetimor…
Të rinjtë obezë rrezikojnë të vdesin më herët sipas një studimi të fundit, të realizuar nga ekspertë danezë. [...] Read…