Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë pranuar të takohen me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, për të diskutuar zgjidhjen e ngërçit politik. Megjithatë, në kërkesat e tyre për propozimin e përfaqësuesve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të dyja partitë i janë drejtuar asaj në cilësinë e u.d. të Presidentes.
None found
Në shkresën e datës 14 gusht, PDK-ja i ka kërkuar Haxhiut që, duke u mbështetur në kompetencat e saj, t’ia përcjellë propozimet për dy anëtarët që do ta përfaqësojnë këtë parti në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. PDK-ja është grupi i dytë më i madh parlamentar.
Kërkesa e PDK-së.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar një kërkesë te Albulena Haxhiu, ku ajo cilësohet si Ushtruese e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës. Në lëndën e shkresës është përfshirë nominimi i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Shkëlqesisë suaj, znj. Haxhiu, në përputhje me nenin 139.4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 61 të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe, duke u bazuar në rezultatet e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 7 qershor 2026, të certifikuara sipas Vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të datës 08.07.2026, Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes kësaj shkrese, ua përcjell emrin e të nominuarit për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thuhet në kërkesën e LDK-së.
Kërkesa e LDK-së.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur sot se nuk do t’i përgjigjet ftesës së Albulena Haxhiut për një takim me krerët e partive politike.
Abdixhiku ka sqaruar se LDK-ja është e gatshme të takohet me kryetarët e partive, por në situatën aktuale, sipas tij, mund të zhvillojë vetëm një takim me Albin Kurtin, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ne takimet i zhvillojmë me kryetarët e partive. Dhe në këtë rast, takimin e vetëm që mund ta bëjmë është me zotin Kurti, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje. Në pikëpamjen tonë, zonja Haxhiu është deputete e Kuvendit të Kosovës, njëra nga 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës. Dhe në këtë drejtim, ne mund të flasim vetëm me ata që janë përgjegjës për këtë punë”, ka deklaruar Abdixhiku në një prononcim për media vendore.
Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në Porto Palermo ku katër persona kanë…
Brabus ka ngritur edhe më tej standardin e luksit dhe performancës me Bodo Cabriolet, një supermakinë spektakolare me çati të…
VLLAZNIAVllaznia ka zyrtarizuar afrimin e radhës në merkato, duke siguruar shërbimet e portierit moldav Cristian Avram [...]Read More...
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po premton një fazë të re të presionit ekonomik ndaj Iranit, ndërsa sekretari i…
Protesta e opozitës në Tiranë vijon edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 79-të të tubimeve. Protesta e sotme zhvillohet…
Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Nicole Varnes ka qëndruar në Dibër, ku…