Festivali “Sunny Hill”, do të mbahet në Prishtinë.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, së bashku me Komunën e Prishtinës dolën me një deklarate të përbashkët për të njoftuar se festivali “Sunny Hill” do të mbetet në kryeqytetin e Kosovës
Njoftimi i plotë:
“Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022. Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë”, thuhet në komunikatë.
MKRS dhe Komuna e Prishtinës njoftojnë se edicioni i sivjetmë i festivalit “do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm”.
“Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme. Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë”, thuhet në komunikatë.
Në Tiranë mbetet të mbahet një “line-up” më 26, 27 dhe 28 gusht.
“Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.”, thuhet në komunikatë.
“Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë”, thotë MRKS dhe Komuna e Prishtinës./gazetaexpress