Pas 2 fitoreve radhazi, Kosova mposhtet nga Guinea

Guinea mposhti Kosovën në miqësoren e zhvilluar në Turqi me rezultat 2-1.

Kouyate dhe Kante ishin autorë të golave për kombëtaren afrikane.

Dardanët reaguan vonë duke shënuar golin e nderit në minutën e 93-të me Arb Manajn.

Në përgjithësi ekipi ynë pati vetëm 3 goditje drejt portës kundërshtare.

Pas dy fitoreve me Maltën dhe San Marinon, kjo ishte humbja e parë për ekipin tonë të kombëtar.


Shtuar 8.06.2021 18:03

Tags: ,