Parandalohet tentimi për kontrabandim mallrash në Qafë Prush

Dogana e Kosovës, në koordinim me Policinë e Kosovës, ka penguar një përpjekje për kontrabandim mallrash në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Prush.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit për media, gjatë verifikimit të automjeteve që po hynin në Republikën e Kosovës, zyrtarët doganorë përzgjodhën një automjet për kontroll.

Drejtuesi i automjetit, gjatë intervistimit, deklaroi se nuk kishte mallra apo mjete monetare për të paraqitur. Mirëpo, nga kontrolli i hollësishëm i kryer së bashku me Policinë e Kosovës, në bagazhin e automjetit u gjetën të fshehura 504 copë Barium Sulfate (Bariumsulfate), të cilat nuk ishin deklaruar.

Autoritetet kanë konstatuar se personi kishte tentuar t’i fuste mallrat në territorin doganor të Republikës së Kosovës pa i paraqitur për kontroll dhe pa përmbushur detyrimet ligjore për deklarim. Me këtë veprim, ai ka kryer kundërvajtje doganore në kundërshtim me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr. 08/L-247, i cili përcakton se çdo person që sjell mallra në territorin doganor të Republikës së Kosovës duhet t’i paraqesë dhe t’i deklarojë pranë autoriteteve doganore.

Dogana e Kosovës i ka ndaluar dhe sekuestruar mallrat, ndërsa për rastin do të vijojnë procedurat administrative dhe kundërvajtëse, në pajtim me legjislacionin doganor në fuqi, bëhet e ditur në njoftim.


Shtuar 7.08.2026 15:28

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss