Para 30 vitesh në Kosovë, Rita Ora publikon fotot e prindërve

Sot në familjen e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora është një ditë special. 30 vite më parë prindërit e Ritës kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Edhe këtë moment kaq të veçantë, këngëtarja ka zgjedhur ta kujtojë përmes një postimi në Instagram.

Rita ka publikuar disa fotografi të rralla të prindërve, gjatë qëndrimit të tyre në Londër si dhe një fotografi nga dasma e tyre e zhvilluar 30 vjet më parë në Prishtinë.

“Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që ti e bën dhe ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam në jetën time si modelë ashtu edhe besimtarët e vërtetë të dashurisë që më mësuan se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë”, ka shkruar ajo krahas fotos.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)


Shtuar 19.05.2021 15:21