Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të ish-komandantit serb Ratko Mlladiq, i dënuar për krime lufte.
Të lidhura
None found
OVL-UÇK e ka cilësuar si të dënueshme përpjekjen e Serbisë për ta ngritur Mlladiqin në figurën e një heroi kombëtar dhe për ta paraqitur varrimin e tij si një ceremoni nderimi shtetëror.
Sipas organizatës, “paraqitja e një krimineli të dënuar lufte si hero kombëtar fyen çdo viktimë të tij dhe përbën rehabilitim të hapur të ideologjisë që prodhoi gjenocid”.
Në reagimin e saj, OVL-UÇK ka akuzuar Beogradin se vazhdon të shmangë përballjen me të kaluarën. Organizata ka paralajmëruar se kjo qasje, sipas saj, përbën kërcënim për paqen në rajon.
“Kujtimi dhe dinjiteti i viktimave nuk negociohen. As tani, as kurrë”, thuhet në reagim.
