Liverpooli nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Nottingham Forest, në përballjen e zhvilluar në shtëpi për javën e dytë të Ligës Premier.
Skuadra e Andoni Iraolas ende nuk e ka regjistruar fitoren e parë të sezonit. Pas barazimit në javën e parë ndaj Newcastle Untied, ekipi u ndal me rezultat të njëjtë edhe në ndeshjen e dytë.
Të lidhura
None found
Nottingham Forest ishte më bindës gjatë 45-minutëshit të parë dhe, përveç rasteve të krijuara, arriti të kalojë edhe në epërsi.
Dan Ndoye realizoi në minutën e 24-t për 0-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Liverpooli shënoi përmes Florian Ëirtz në minutën e 32-të, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.
Pas pushimit, Liverpooli u shfaq më kërkues dhe mori kontrollin e lojës. Megjithatë, vendasit pësuan sërish dhe u detyruan të riktheheshin edhe një herë për të shmangur humbjen.
Alexander Isak vendosi baraspeshën në minutën e 60-të, duke e çuar rezultatin në 1-1. Dhjetë minuta më vonë, Morgan Gibbs-White shënoi nga pika e penalltisë dhe riktheu epërsinë e mysafirëve në 1-2.
Goli i Victor Munoz deri në fund i dha Liverpoolit barazimin 2-2 dhe përcaktoi rezultatin përfundimtar të takimit.
Në javën e ardhshme, Reds do të luajnë në transfertë kundër Ipswich Town, ndërsa Nottingham Forest do të presë Tottenham Hotspur.
