Kristjan Asllani është prezantuar si lojtari më i ri i Al-Jazira FC. Mesfushori 24-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin me Interin dhe do të vijojë karrierën te skuadra nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Kalimi i tij te klubi i ri do të bëhet në formën e huazimit deri në përfundim të sezonit. Për këtë marrëveshje, Al-Jazira ka paguar 2 milionë euro, ndërsa në kontratë është përfshirë edhe një opsion blerjeje prej 5 milionë eurosh.
Të lidhura
None found
Asllani e nisi rrugëtimin e tij në futbollin italian te Empoli, përpara se të transferohej te Interi. Gjatë sezonit të fundit, ai luajti si i huazuar fillimisht te Torino dhe më pas në Turqi me Besiktas.
